Spektakël Messi-Alvarez. Argjentina, finalistja e parë e Botërorit

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2022, 21:56 | Aktualitet
Spektakël Messi-Alvarez. Argjentina, finalistja e parë e

Argjentina është finalistja e parë e Botërorit “Katar 2022”.

Leo Messi dhe Julian Alvarez ishin protagonistët e fitores 3-0 ndaj Kroacisë, në një ndeshje pa histori nga fillimi në fund.

Në minutën e 34, Alvarez fitoi një 11-metërsh, të cilën e shndërroi në gol Leo Messi, i cili u bë edhe futbollisti argjentinas me më shumë gola në historinë e Botërorit, duke kaluar Gabriel Batistutën.

5 minuta më vonë, Julian Alvarez shënoi një gol spektakolar, duke u nisur nga mesfusha.

Në pjesën e dytë, Alvarez vulosi rezultatin 3-0 pas një aksioni fantastik të Messit, i cili e mori topin nga mesfusha dhe “nxori shëtitje” mbrojtësin Gvardiol deri në zonë, aty ku pasoi për Julian Alvarez, i cili shtyu topin në portë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/13/nga-mesfusha-ne-porten-kundershtare-goli-fantastik-i-alvarez-ndaj-kroacise/
https://a2news.com/2022/12/13/messi-dhuron-spektakel-ne-golin-e-trete-te-argjentines/

A2 CNN Livestream

Latest Videos