
Pamundësia për të gjetur një vend për hedhjen e mbetjeve urbane ka bërë që Këshilli Bashkiak i Durrësit në mbledhjen e radhës të shpallë gjendjen e emergjencës mjedisore.
Mungesa e një vendi për grumbullimin e mbetjeve ka bërë që prej disa ditësh, rrugët e qytetit bregdetar të mbushen nga mbeturinat urbane, çka ka ndikuar shpalljen emergjencës mjedisore.
Duke qenë se problematika tejkalon mundësitë financiare të bashkisë së Durrësit është kërkuar ndihma e qeverisë. Mësohet se për momentin është arritur marrëveshja që mbeturinat urbane të Durrësit të depozitohen në vendgrumbullimin e Sharrës në Tiranë. (A2 Televizion)