Ismajli largohet nga Spezia, por qëndron në Serinë A

Nga A2 CNN
9 Gusht 2021, 20:36 | Futboll

Ardian Ismajli, mbrojtësi i kombëtares shqiptare, është larguar nga Spezia, por do të vijojë aventurën e tij në Serinë A.

25-vjeçari është blerë nga Empoli, që e konfirmoi zyrtarisht lajmin me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.

“Empoli FC bën me dije se ka arritur marrëveshjen me Spezian për blerjen e Ardian Ismajlit”, lexohet në njoftim.

Mendohet se Empolia ka paguar 2,5 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit shqiptar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos