Qindra tifozë të Paris Saint Germain kanë “pushtuar” aeroportin “Le Bourget” ditën e hënë, në pritje të Leo Messit. Por, ish-lojtari i Barcelonës është ende në shtëpinë e tij në Katalunjë, duke shijuar pishinën.
Sipas mediave spanjolle, Messi do të niset për në Francë sapo të jenë mbyllur të gjitha detajet e marrëveshjes me PSG.
Mendohet se Messi do të firmosë një kontratë 2-vjeçare, prej 40 milionë eurosh në sezon.
“Mundo Deportivo” publikoi sot se Messi mund të debutojë me fanellën e PSG në 29 gusht, në ndeshjen ndaj Reims. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )