
Blerja e Romelu Lukakut ka kushtëzuar të ardhmen e Armando Brojës te Chelsea.
Me transferimin e sulmuesit belg në Londër, hapësirat për sulmuesin e kombëtares shqiptare mbyllen të gjitha, kështu që 19-vjeçari ka vendosur që të vijojë aventurën e tij si i huazuar, por sërish në Premier League.
Sipas mediave angleze, Broja do të luajë borxh për një sezon te Southampton, ekip që ka larguar për 30 milionë euro sulmuesin kryesor, Danny Ings. (A2 Televizion)