“Messi nuk mund të shkojë te PSG”, padia në Komisionin Europian

Nga A2 CNN
9 Gusht 2021, 18:40 | Futboll
“Messi nuk mund të shkojë te PSG”, padia në

Nga Barcelona vjen tentativa e fundit për të ndaluar transferimin e Lionel Messi te Paris Saint Germain. Disa prej ortakëve të klubit katalanas i janë drejtuar avokatit francez, Juan Branco, për të paraqitur një padi në Komisionin Europian, në mënyrë që të mos lejojë klubin parizien të afrojë sulmuesin.

Argumenti, i cili do të paraqitet edhe në drejtësinë civile dhe administrative franceze, pretendon se PSG po thyen çdo rregull të mundshëm të “Fair Play Financiar” të vendosur nga UEFA.

“Në sezonin 2019-2020, raporti i shpenzimeve me pagat dhe përfitimet te Paris Saint Germain ka qenë 99%, ndërsa te Barcelona 54%. Prej asaj periudhe, diferenca është rritur”, shkruante avokati.

https://a2news.com/2021/08/08/messi-flet-per-te-ardhmen-dhe-sqaron-foton-me-lojtaret-e-psg/

Në padi theksohet se “është e pakonceptueshme që Fair Play Financiar të përdoret për të rritur në mënyrë të pakufizuar shpenzimet e disa klubeve”.

Avokati Branco theksonte: “Do t’i kërkojmë autoriteteve të ndërhyjnë në mënyrë urgjente, për të bllokuar këtë operacion, i cili dëmton interesat e klientëve tanë”. Ndërsa në Barcelonë tifozët protestojnë për largimin e Messit, ndërsa në Paris tifozët po e presin, e ardhmja e lojtarit më të mirë në histori mbetet ende e paqartë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos