Një video dramatike është shpërndarë së fundmi në rrjetet sociale, e cila është bërë menjëherë virale.
Një person ishte duke lëvizur me biçikletë në Holandë kur i duhej të kalonte mbi shina, e ndërsa në të njëjtën kohë ishte duke kaluar edhe treni. Në moment çiklisti kupton që ishte pranë vdekjes dhe largohet me shpejtësi.
Çiklisti është ndihmuar në këtë rast edhe nga reagimi i shpejtë i makinistit të trenit, i cili është munduar të ulë sa më shumë shpejtësinë.
Ky është rasti i dytë në të njëjtin vend, duke bërë që autoritetet të vihen në lëvizje për zgjidhjen e problemit. (A2 Televizion)