Itali, shqiptari 28-vjeçar ndërron jetë në karantinën e qendrës së emigrantëve

Nga A2 CNN
14 Korrik 2020, 16:20 | Kronikë
Itali, shqiptari 28-vjeçar ndërron jetë në karantinën

Një shqiptar 28-vjeçar, i cili po qëndronte në karantinë në qendrën e kthimit të emigrantëve, u gjet i vdekur mëngjesin e kësaj të marte.

“Il Picolo” raporton se ngjarja ka ndodhur në qendrën Gradisca, në Udine, ndërsa shoku i tij i dhomës tani është në spital, në gjendje të rëndë.

Ngjarja mbetet ende mister dhe nuk përjashtohet asnjë pistë. Përleshja mes emigrantëve që qëndronin aty, në pritje për t’u riatdhesuar, është një nga shkaqet që po hetohet, ndërsa nga këqyrja paraprake ekspertët mjeko-ligjorë dyshojnë për përdorim të tepruar të qetësuesve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos