Kontroll masiv për kanabis në të gjithë vendin, po përdoren edhe 32 dronë

Nga A2 CNN
14 Korrik 2020, 14:26 | Kronikë
Kontroll masiv për kanabis në të gjithë vendin, po

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka intensifikuar kontrollet e territorit, nga toka dhe ajri, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për të kultivuar kanabis.

Aktualisht, janë 123 grupe kontrolli nga toka që po vijojnë kontrollet e pandërprera të territorit në të gjithë vendin.

Çdo ditë, helikopteri i Policisë, me grup kontrolli, po kontrollon nga ajri zonat e vështira ku është e pamundur shkelja dhe kontrolli nga ana e punonjësve të Policisë. Po ashtu, edhe 32 dronë çdo ditë po kontrollojnë zona me risk në të gjithë vendit, dronë që përdoren nga grupet e kontrollit në terren.

Policia njofton se nga kontrollet me helikopterët dhe dronë janë evidentuar tentativa për kultivim në numër të vogël të bimëve që varionin nga 5 deri në 15 fidanë dhe në zona shumë të thepisura, malore dhe të pyllëzuara. Këto raste janë goditur dhe autorët janë dërguar para përgjegjësisë ligjore, pasi janë evidentuar nga dronët duke shkuar në vendet ku tentonin të kultivonin bimët narkotike dhe janë kapur në flagrancë nga ana e punonjësve të Policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos