COVID-19, Italia shënon bilancin më të ulët nga 28 shkurti

Nga A2 CNN
29 Qershor 2020, 17:58 | Bota
COVID-19, Italia shënon bilancin më të ulët nga 28 shkurti

Italia shënon sot bilancin e saj më të ulët qysh nga 28 shkurti, me 6 viktima dhe 126 raste të reja me COVID-19.  Bilanci shënon ulje të konsiderueshme edhe me ditën e djeshme, ku viktimat ishin 22.

Lajm i mirë vjen edhe nga Lombardia, që pas “hemorragjisë” të muajve të fundit regjistron bilanc me një viktimë.

Të shtruarit në terapi intensive në vendin fqinj mbeten 96, ndërkohë që 305 janë shëruar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos