Izraeli autorizon vaksinimin e fëmijëve mbi 5 vjeç kundër koronavirusit

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2021, 08:55 | Bota
Izraeli autorizon vaksinimin e fëmijëve mbi 5 vjeç kundër

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli i ka hapur rrugë vaksinimit kundër koronavirusit të fëmijëve mbi 5 vjeç.

Të miturit do të marrin vaksinën e Pfizer dhe Biontech dhe sipas ekspertëve do të përdoret vetëm 1/3 e dozës.

Ministria e Shëndetësisë në Izrael shprehet se të dhënat tregojnë se përfitimet nga vaksinimi janë më shumë se rreziqet.

Në verë, Izraeli kishte nisur fushatën për dozën e tretë të vaksinës dhe nisi vaksinimin e fashës 12-17 vjeç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos