
Një shekull pas zbulimit të saj, insulina është ende e paarritshme për miliona njerëz me diabet.
Këtë e denoncoi Organizata Botërore e Shëndetësisë me rastin e Ditës kushtuar sëmundjes, duke theksuar se një në dy persona që kanë nevojë për ilaçin, nuk e marrin atë.
“Tregjet globale janë zhvendosur nga insulina njerëzore, e cila mund të prodhohet me një kosto relativisht të ulët, në insulina sintetike që mund të kushtojnë deri në tre herë më shumë”. (A2 Televizion)