Presidenti: Jam Ilir Meta, o super budallenj

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2022, 11:43 | Politikë
Presidenti: Jam Ilir Meta, o super budallenj

“Ta harrojnë të gjithë ata që kanë menduar se në mënyrë mafioze, të gjithë ata rilindës vendas e ndërkombëtarë, mavi dhe blu, se do të varrosin “de facto” pluralizmin politik në Shqipëri dhe do të dhunojnë popullin e Shqipërisë, do të dëshpërohen pafund. Ata do të marrin përgjigjen e merituar dhe për këtë iu jap fjalën. Jam Ilir Meta, u them atyre, o super budallenj”.

Kështu u shpreh Presidenti Ilir Meta në konferencën për shtyp, të kësaj të mërkurë.

Ndër të tjera, ai tha se do të organizojë edhe një festë më 24 korrik, kur i përfundon mandati, duke mos e llogaritur aspak vendimin që mund të japë Kushtetuesja për shkarkimin e tij.

“Më 24 korrik, do të bëjmë një festë të gjithë së bashku dhe pastaj aty është populli i 2 marsit, i cili është shtuar shumë kohët e fundit. Me falsifikimet e fundit është acaruar shumë, por duhet të ruajmë qetësinë. Presidenti sillet si danez, por kur kërcënohet rendi kushtetues, do të jetë njësh me Kushtetutën". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos