“Më 24 korrik, do të festojmë”, Meta: Presidenti sillet si danez, por populli i 2 marsit është i irrituar

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2022, 11:29 | Politikë
“Më 24 korrik, do të festojmë”, Meta: Presidenti

Në konferencën për mediat, këtë të mërkurë, ku bëri të ditur se ka firmosur kallëzimin penal kundër strukturave dhe funksionarëve përgjegjës të Kuvendit, Meta u shpreh se ai do të largohet nga Presidenca, më 24 korrik.

“Më 24 korrik, do të bëjmë një festë të gjithë së bashku dhe pastaj aty është populli i 2 marsit, i cili është shtuar shumë kohët e fundit. Me falsifikimet e fundit është acaruar shumë, por duhet të ruajmë qetësinë.

Presidenti sillet si danez, por kur kërcënohet rendi kushtetues do të jetë njësh me Kushtetutën. Ta harrojnë të gjithë ata që kanë menduar se në mënyrë mafioze, do të varrosin pluralizmin në vend”, tha Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos