“Sherri brenda PD nuk është fundi i botës”, Shehi: As Berisha dhe as Basha nuk janë zgjidhja

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2022, 09:52 | Politikë
“Sherri brenda PD nuk është fundi i botës”, Shehi: As

Dashamir Shehi tha se sherri brenda Partisë Demokratike, nuk është zgjidhja që presin mbështetësit dhe votuesit e kësaj force politike. “Nuk e shikoj si zgjidhje, se po të ishte zgjidhje, le të kalonte nëpërmjet sherrit. Nuk është zgjidhje të rrijë Basha pas humbjeve, apo të rikthehet Berisha. Duke qenë nga jashtë, kam thënë që është më mirë të mbaj një distancë etike e morale, por duke pasur sinqeritetin duke thënë që nuk është kjo rruga. Ia kam thënë që ditën e parë pas zgjedhjeve, që ka ardhur dita që zoti Basha të largohet. U thashë ta ngrenë debatin në rrafshin politik, të mos zbresin në dishezën personale 'unë jam me amerikanët, ti me rusët'”, tha Shehi në “Dita jonë” në A2 CNN.

https://a2news.com/2022/01/31/percarja-ne-pd-shano-berisha-perfaqeson-te-kaluaren-basha-eshte-e-ardhmja-e-perdorur/

“Këto gjëra që po ndodhin sot, duhet të kishin ndodhur me vite. Megjithatë, nuk është fundi i botës. Është një proces që duhet të kishte kaluar në mënyrë normale, por ndodhi me sherr. Pas ca muajsh, kur të mbarojë, gjysma do të reflektojë për atë që ka bërë. Falë Zotit, kemi disa vite kohë për të reflektuar, për të ndryshuar këtë qeverisje, se ky është halli i madh. Shteti shqiptar po rrëshket në autokraci, si ato republikat ish-sovjetike, ku sipas rastit, herë i krishterë e herë mysliman, vazhdon të qeverisë me drapër e çekan”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/09/shkarkimi-i-metes-shehi-qytetari-i-thjeshte-thote-rama-eshte-i-forte-te-huajt-kane-te-drejte-te-thone-qe-nuk-bejme-dot-shtet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos