Hapin dhurata dhe i vlerësojnë profesionalisht, pëlcasin tonelata fishekzjarrë, dhurojnë objekte të çmuara të panjohurve në rrugë, dhe kanë një të përbashkët domethënëse: fitojnë shumë para.
Platforma si Youtube por jo vetëm, nuhasin personazhet që tërheqin më shumë me videot e tyre dhe i shpërblen në bazë të klikimeve dhe sponsorizimeve të shumta që këto personazhe tërheqin.
Revista amerikane Forbes ka botuar listën e 10 “Youtubërve” më të njohur por veçanërisht më rezultativ të vitit, ata që fitojnë më shumë nga videot e tyre, aq sa prapa emrit ose siglës së tyre kanë dhjetëra persona që punojnë për to si një sipërmarrje e mirëfilltë.
Sërish 9-vjeçari Ryan Kaji me 29.5 milionë dollarë, fiton klasifikimin e Forbes të fitimeve më të mëdha për videot në Youtube Jimmy Donaldson, majtas, i njohur si Mr Beast, me videot e tij fiton 22 milionë dollarë Vëllezërit e Dude Perfect fitojnë 23 milionë dollarë Aktortët e "Rhett and Link" fitojntë 20 milionë dollarë Markiplier 19.5 milionë Preston Arsement, 19 milionë Vogëlushja ruse Nastya, 18.5 milionë dollarë Blippi 17 milionë Komiku David Dobrik, 17 milionë Jeffree Star, 15 milionë dollarë
Pas tri viteve radhazi, klasifikimin e fiton sërish 9-vjeçari Ryan Kaji me 29.5 milionë dollarë , idhulli i miliona fëmijëve që e ndjekin në rrjetet sociale (në Instagram ka rreth 41 milionë ndjekës). Ryan i vogël njihet për vlerësimet e tij të çiltër por edhe profesionale të lojërave të ndryshme, pakot e të cilave ai i hap live duke përshkruar çdo defekt ose risi. Ryan ka hapur një linjë të tij lodrash, që po ecën me ritme të mëdha, duke fituar vetëm ajo rreth 200 milionë dollarë.
Vogëlushin milioner e ndjekin personazhe nga më të ndryshmet, si Jimmy Donaldson, i njohur si MrBeast, i cili me video të çmendura ku përshembull shpërthen në të njejtën kohë fishekzjarrë që vlejnë qindra mijëra euro, dhuron një ishull ose një Lamborghini fituesit të disa provave force por edhe personave të varfra, ka ”magjepsur” miliona shikues kudo në botë. E njëjta gjë për 5 vëllezërit akrobatikë të quajtur Dude Perfect, ose 6-vjeçares ruse Nastya, që fiton 18 milionë dollarë nga Youtube.
Nuk mungojnë personat që këshillojnë për modën dhe grimimin si Jeffrey Star, ose aktorë komikë si David Dobrik, i nënti me 16 milionë fitime. (A2 Televizion)