
Futbolli shqiptar luan sot të gjitha takimet e javës së 16 të Kategorisë Superiore. Kryesuesit e Kukësit, me tre fitore rradhazi përballen me Vllazninë në Shkodër e cila gjithashtu gëzon 3 pikë prej dy takimesh.
Verilindorët kërkojnë të mbeten të vetëm në krye të renditjes, por nuk do të jetë aspak e lehtë përballë një Vllaznie që nuk fal në fushën e saj.
Tirana luan për të konfirmuar se fitorja në derbi nuk ishte rastësi dhe ka shansin më të mire teksa ndeshet me Flamurtarin e vendit të fundit, ku problemet nuk kanë të sosur.
Në Gjirokastër luhet Luftëtari-Skënderbeu, ndërsa në Ballsh, ka një tjetër duel kreu si ai mes Bylisit dhe Laçit. Partizani kërkon daljen nga kriza përballë Teutës, në Durrës, me dy skudrat që kanë tjetër timon pas 15 javësh kampion. (A2 Televizion)