Një rivalitet historik, që shkon përtej çdo gjëje të imagjinueshme. E megjithatë, Barcelona dhe Reali i Madridit do të ndajnë të njëjtën çati vetëm pak orë përpara El Clasicos.
Vendimi i blaugranave, që të lejojnë kundërshtarët e përjetshëm në hotelin Princesha Sofi lidhet me arsyet e sigurisë. Gjithçka pas protestave të grupeve separatiste, të cilët kërkojnë pavarësinë e Katalonjës.
Hoteli Princesa Sofia ndodhet shumë pranë stadiumit Camp Nou Princesa Sofia do të mirëpresë të dy ekipet, Barcelona dhe Real Madrid Princesa Sofia do të mirëpresë të dy ekipet, Barcelona dhe Real Madrid Koreografitë në El Clasico Koreografitë në El Clasico Koreografitë në El Clasico Koreografitë në El Clasico Koreografitë në El Clasico Mesazhet politike për pavarësinë e Katalonjës po marrin gjithmonë e më shumë hapësirë
Sipas mediave në Spanjë, skuadra e Valverdes do të ndryshojë rutinën në prag të ndeshjeve, dhe në vend që të qëndrojnë në shtëpi me familjet e tyre, lojtarët do të grumbullohen në hotel gjatë mesditës, për t’u paraqitur bashkë në “Camp Nou”.
Edhe pse stadiumi është vetëm 600 metër larg, Barcelona dhe Reali do të udhëtojnë me autobusa, të cilët nuk kanë logo të skuadrave, për të evituar agresionin e automjetit të ekipit rival nga protestuesit. Gjatë gjithë kohës, ekipet do të jenë të shoqëruara nga policia.
Edhe pse do të akomodohen në të njëjtin hotel, futbollistët blaugrana dhe ata madrilenë nuk do të kenë mundësi të takohen. Skuadra do të qëndrojnë në dy krahë të ndryshëm të godinës dhe ekipet nuk do të ndajnë të njëjtën hapësirë. Reali vendosi të udhëtojë drejt Barcelonës vetëm në ditën e El Clasico-s, edhe pse drejtuesit e klubit njoftuan se “ekipi nuk do të hipë në avion, nëse siguria e sportistëve nuk mund të garantohet”.
Prej protestave, edhe supersfida e kësaj të mërkure ishte në rrezik serioz, por klubi i Barcelonës nuk ka ndërmend që të pranojë një tjetër shtyrje të ndeshjes, e cila fillimisht ishte planifikuar të luhej më 26 tetor. (A2 Televizion)