
Flamengo do të jetë në finalen e Botërorit të Klubeve pasi fitoi 3-1 në gjysmëfinale ndaj Al Hilalit.
Ekipi brazilian i drejtuar nga portugezi Jorge Jesus vuajti shumë në pjesën e parë, të cilën e mbylli në disavantazh 1-0, pas golit në minutën e 18 të Al Dawsari.
Por, në 45 minutat e dyta, ekipi brazilian përmbysi gjithçka me golat e De Arrascaeta (49’), Henrique (78’) dhe autogolin e Albulayhi (82’).
Në finale, Flamengo pret fituesin e gjysmëfinales që do të luhet nesër: Liverpool-Monterrey. (A2 Televizion)