“Jeni pak si argjentinasit”, Zabaleta: Njoh shumicën e lojtarëve shqiptarë

Nga A2 CNN
9 Janar 2023, 11:29 | Futboll
“Jeni pak si argjentinasit”, Zabaleta: Njoh shumicën e

Zëvendëstrajneri i ri i Kombëtares shqiptare të futbollit, argjentinasi Zabaleta, ish-futbollist i Manchester City-t, u shpreh në konferencën për shtyp të prezantuese, këtë të hënë, se njeh pjesën më të madhe të futbollistëve shqiptarë. Ai u shpreh se shqiptarët kanë një ngjashmëri me Argjentinën, pasi e dashurojnë futbollin.

“Jam shumë i kënaqur që Argjentina na dha kënaqësi të madhe. Njoh shumicën e futbollistëve të kombëtares shqiptare. Shoh në Shqipëri atë që kanë edhe tifozët e Argjentinës. Ky vend e dashuron futbollin. Shohim shumë lojtarë të talentuar, me potencial të madh, pasi luajnë në ligat më të rëndësishme të Europës. Duhet të kemi mentalitetin e duhur.

Lojtarët e Kombëtares duhet të kenë besim te vetja e tyre, duhet të jenë të bindur që mund të kenë sukses. Shpresoj t’i frymëzojmë këto lojtarë që të bëjnë krenar veten e tyre, por edhe tifozët. Besoj se mund të kemi miksin e lojtarëve të mirë me mentalitetin e duhur”, tha Zabaleta.

Ndërkohë, Sylvinho u shpreh se i ka ndjekur kuqezinjtë në ndeshjet e fundit miqësore, ndërsa thekson që puna do të ndahet në dy pjesë.

“Dy-tri ndeshje miqësoret e fundit i kam parë. Kam punuar me Manajn kur ishte pjesë e Interit. E njihja shumë mirë kombëtaren shqiptare. Ka pasur dhe ka futbollistë teknikisht të fortë. Ne do të fillojmë punën, e cila do të ndahet në dy pjesë. Së pari, monitorimi i futbollistëve dhe më pas do të shkojmë t'i ndjekim në fushën e lojës.

Në këtë moment, kemi futbollistë teknikisht të fortë dhe në këtë pjesë kemi shumë për të bërë. Kombëtarja ka lojtarë të rëndësishëm në botën e futbollit. Keidi Bare, apo Armando Broja, që janë të dëmtuar, uroj që të kthehen sa më shpejt”, u shpreh Sylvinho. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos