
Sylvinho, trajneri i ri i Kombëtares shqiptare të futbollit, u shpreh se i ka ndjekur kuqezinjtë në ndeshjet e fundit miqësore, ndërsa thekson që puna do të ndahet në dy pjesë.
“Dy-tri ndeshje miqësoret e fundit i kam parë. Kam punuar me Manajn kur ishte pjesë e Interit. E njihja shumë mirë kombëtaren shqiptare. Ka pasur dhe ka futbollistë teknikisht të fortë. Ne do të fillojmë punën, e cila do të ndahet në dy pjesë. Së pari, monitorimi i futbollistëve dhe më pas do të shkojmë t'i ndjekim në fushën e lojës.
Në këtë moment, kemi futbollistë teknikisht të fortë dhe në këtë pjesë kemi shumë për të bërë. Kombëtarja ka lojtarë të rëndësishëm në botën e futbollit. Keidi Bare, apo Armando Broja, që janë të dëmtuar, uroj që të kthehen sa më shpejt”, u shpreh Sylvinho. (A2 Televizion)