Jurgen Bardhi largohet nga Partizani, nis aventurën e re

Nga A2 CNN
30 Korrik 2021, 20:44 | Futboll
Jurgen Bardhi largohet nga Partizani, nis aventurën e re

Jurgen Bardhi largohet nga Partizani pas 7 sezonesh. 24-vjeçari ka zgjedhur Turqinë për të vijuar karrierën, pasi ka firmosur zyrtarisht me klubin e Tuzlaspor, që militon në kategorinë e dytë turke.

Menjëherë pas ndeshjes ndaj Basel, Bardhi fluturoi menjëherë drejt Turqisë, ku firmosi kontratën dhe bëri prezantimin zyrtar.

Përveç Jurgen Bardhit, nga Partizani janë larguar edhe emra si Eneo Bitri, Jasir Asani, Esat Mala, Eraldo Çinari, Esin Hakaj dhe William Cordeiro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos