Roma e Mourinjos “fle”, Xhaka drejt rinovimit me Arsenalin

Nga A2 CNN
30 Korrik 2021, 20:16 | Futboll
Roma e Mourinjos “fle”, Xhaka drejt rinovimit me Arsenalin

Prej disa javësh, tifozët e Romës ishin të bindur s enë mesfushën e tyre do të dominonte zvicerani me origjinë shqiptare Granit Xhaka. Vetë Graniti kishte shprehur vullnetin për të kaluar tek verdhekuqtë të drejtuar këtë sezon nga Jose Mourinho, me të cilin ka një marrëdhënie shumë të mirë, ku në Londër madje ishin edhe komshinj.  

Por për kapitenin e tyre, i cili ishte edhe protagonist i një performance të mirë me Zvicrën në Europian, Arsenali nuk luante nga kërkesa e 20 milionë eurove.  

Roma në pronësi të familjes amerikane Friedkin heshti mbi një muaj,  e bindur se anglezët do të ulnin pretendimet. Por kjo nuk ndodhi, dhe sot vjen lajmi se Arsenali i ka propozuar rinovimin e kontratës Xhakës, që sipas burimeve do të pranojë.  Mbetet për t’u parë nëse ky është një presion për Romën, ose në qoftë se e ardhmja e mesfushorit të talentuar do të vazhdojë në Londër.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos