Juve sfidon Milanin për një vend në Champions

Nga A2 CNN
9 Maj 2021, 13:29 | Futboll
Juve sfidon Milanin për një vend në Champions

Juventusi dhe Milani luajnë praktikisht një finale për një biletë në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Sfida në Allianz Stadium vlen sa një sezon, me “Djallin” që do të provojë të marrë rezultat në një fushë të mallkuar për të. Në fakt, gjatë nëntë viteve të fundit, Milani nuk ka arritur të marrë pikë në fushën e bardhezinjve.

Një mision të cilin do të përpiqen ta realizojnë në tentativën e dhjetë. Kjo do të shërbejë edhe si ndeshja e kthesës për Juventusin, që pasi u shkurorëzua, rrezikon ta mbyllë sezonin e dështuar duke qëndruar edhe jashtë Champions-it. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos