Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku gjen golat e parë në Bolivi

Nga A2 CNN
9 Maj 2021, 13:26 | Futboll
Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku gjen golat e parë në Bolivi

Pas afro dy muajve pritje, Armando Sadiku ka shënuar edhe golat e parë zyrtarë në Bolivi. Sulmuesi shqiptar ishte protagonist absolut për Club Bolivar, në fitoren 5-0 të regjistruar në transfertën me San Hoze, ndeshje e vlefshme për javën e shtatë të kampionatit.

Sadiku realizoi dy herë, ku fillimisht zhbllokoi rezultatin në minutën e 22-të. Goli i dytë personal për kuqeziun erdhi në fundin e pjesës së parë, duke e ngritur përkohësisht avantazhin në shifrat 3-0.

Me suksesin e arritur dhe golat e Armando Sadikut, Bolivari ngjitet në vendin e dytë në renditje, duke u konfirmuar si pretendent për titull me ekipin The Strongest. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos