Kajmaku nën hetim, dosja ende në duart e Kryeprokurores

Nga A2 CNN
29 Tetor 2019, 15:06 | Politikë
Kajmaku nën hetim, dosja ende në duart e Kryeprokurores

Agim Kajmaku do të përballet me akuzën e falsifikimit te dokumenteve zyrtarë. Edhe pse dosja ndaj Kryetarit të Bashkisë Vorë, mbahet ende në zyrën e Kryeprokurores Arta Marku, burime zyrtare pranë njësisë së dekriminalizimit thanë se ajo do t’i delegohet për hetime Prokurorisë Tiranë, e cila ka në juridiksion Bashkinë Vorë.

https://youtu.be/q_Acg8PBLEs

Ndaj të zgjedhurit vendor do të ngrihet akuza e falsifikimit, ndërsa ende nuk dihet se çfarë pozicioni do të mbaje Prokuroria në lidhje me pretendimet e tij, për vendimin për pafajësi të shpallur në  shtator nga drejtësia greke për akuzat e ngritura.

Kajmaku nuk e ka deklaruar se ka qenë i proceduar penalisht në shtetin grek në formularin e dekriminalizimit duke shkelur ligjin për dekriminalizimin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos