Humbja më e thellë në futboll për shkak të distancimit social

Nga A2 CNN
17 Shtator 2020, 22:31 | Futboll
Humbja më e thellë në futboll për shkak të distancimit

Një skuadër futbolli gjermane humbi ndeshjen me rezultatin 37-0 ndaj rivalëve lokalë pasi hodhi në fushë vetëm 7 lojtarë, të cilët zbatuan rregullat e distancimit social ndaj kundërshtarëve gjatë gjithë takimit.

Ekipi i Ripdorf hyri në këtë ndeshje të ligës amatore me numrin minimal të lojtarëve të lejuar, sepse kundërshtarët e tyre SV Holdenstedt II kishin pasur kontakt në një takim të mëparshëm me dikë që rezultoi pozitiv me koronavirus.

Skuadra amatore iu nënshtrua testimit dhe doli negative, por Ripdorf deklaroi se kushtet nuk ishin të sigurta. Nëse kjo e fundit do të refuzonte të luante, do të përballej me një gjobë 200 euro.

Në fillim të takimit, një nga lojtarët e Ripdorf doli në fushë, ia dha topin kundërshtarit dhe bashkë me shokët e tjerë qëndruan në ekstremet e tapetit të gjelbër.

"Lojtarët e Holdenstedt nuk e kuptuan. Por ne nuk donim të rrezikonim asgjë. Ne nuk bëmë asnjë duel sportiv dhe respektuan rregullat e distancimit social prej 2 metrash", u shpreh një nga drejtuesit e Ripdorf. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos