Shorti i Europa League, shmanget përsëritja e sfidës Tirana-Crvena Zvezda

Nga A2 CNN
18 Shtator 2020, 11:51 | Futboll
Shorti i Europa League, shmanget përsëritja e sfidës

UEFA ka ndarë grupet para hedhjes së shortit për të përcaktuar çiftet e fazës “play off” në Europa League.

Në ndarjen e re, Tirana ka shmangur përsëritjen e përballjes me serbët e Crvena Zvezdës, por edhe me Dinamo Brest. Bardheblutë mund të përballen me zviceranët e Young Boys dhe kroatët e Dinamos së Zagrebit.

Por, shorti mund t’i rezervojë edhe një përballje me rivalë më të lehtë. Ekipi i Egbosë mund të ketë fatin të “peshkojë” në short njërën nga skuadrat fituese të çifteve:

Floriana (Maltë) - Flora Talin (Estoni)
Kups (Finlandë) - Suduva (Lituani)
Djugarden (Suedi) - Cluj ( Rumani). (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos