Qëllon qenin me armë gjahu, plagos 68-vjeçarin

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2022, 11:28 | Kronikë
Qëllon qenin me armë gjahu, plagos 68-vjeçarin

Një 68-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë gjahu në Gjirokastër, pasi është qëlluar nga një 71-vjeçar.

Ngjarja është regjistruar në fshatin Picar, kur 71-vjeçari H.M. qëlloi me çifte në drejtim të qenit të 68-vjeçarit, S.M., por saçmat prekën këtë të fundit, duke e lënë të plagosur.

S.M. u dërgua me urgjencë në spital për të marrë mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që i moshuari H.M. është dërguar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos