
Një minibus me pasagjerë ka dalë nga rruga në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë kthesës së “Murrashit”. Për fat të mirë, nuk raportohet për të vdekur, por vetëm për të lënduar
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë lagështia në rrugë.
Aksidenti i fundit vjen vetëm 5 ditë pasi në të njëjtin vend ndërruan jetë 3 persona, ndërsa 2 të tjerë u plagosën, pasi makina me të cilin ata po udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në lumin Shkumbin. (A2 Televizion)