“Kanë vrarë gra dhe fëmijë, pasi i torturuan më parë”, Zelenksy tregon në OKB horrorin në Bucha

Nga A2 CNN
5 Prill 2022, 17:44 | Bota
“Kanë vrarë gra dhe fëmijë, pasi i torturuan më

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në fjalën e tij në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) tregoi krimet e ushtrisë ruse në Bucha.

“Trupat ruse vranë këdo që i ka shërbyer vendit tonë. Kanë vrarë gra që dilnin në rrugë për të gjetur ata që kishin mbetur gjallë. Kanë vrarë familje të tëra, të mëdhenj e të vegjël, dhe janë përpjekur që të djegin trupat. Janë vrarë me plumb pas koke, pasi janë torturuar më parë”, tha Zelensky.

Ai shtoi se trupat ruse i kanë vrarë qytetarët në Bucha “thjesht për qejf”.

“I kanë prerë gjymtyrët, i kanë prerë fytin, ndërsa gratë i kanë përdhunuar dhe vrarë në sy të fëmijëve. Këto janë veprime terroristësh”, theksoi Zelensky. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos