
Shtyhet sërish afati i hapjes së pikës së kalimit kufitar të Kapshticës. Është e disata herë që shteti helen vazhdon dhe shtyn hapjen e kufirit me Shqipërinë, si pasojë e masave parandaluese për përhapjen e Covid-19.
Deri në datën 24 maj, dogana e Kapshticës do të vazhdojë të jetë me të njëjtat rregulla të mëparshme, ku hyrja drejt vendit tonë mund të bëhet nga ora 06:00 deri në 22:00, për gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.
Parashikohen ndryshimet e mëposhtme:
-Kalimi në Greqi lejohet pas plotesimit dhe paraqitjes së një formulari të vlefshëm PLF. Kërkohet gjithashtu, paraqitja e një certifikate vaksinimi ose të nje testi negativ PCR ose të një vertetimi se personi e ka kaluar sëmundjen e Covid/diagnozë pozitive ose rapid test të 2 deri 9 muajve më parë.
-Lejohet tashmë hyrja e bashkëshorteve të huaj të qytetarëve Grekë, nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës.
-Anullohet detyrimi për t’ u karantinuar të personave që hyjnë në Greqi.
-Kushtet e mësiperme vlejnë për të gjithë personat që hyjnë në Greqi, përfshirë minorenët mbi pesë vjeç. (A2 Televizion)