Moti i keq ka rrezikuar të shndërrojë në tragjedi ditën e tre peshkatarëve në Karaburun, që kanë rrezikuar seriozisht të mbyteshin, së bashku me mjetin e tyre lundrues.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.30 në vendin e quajtur Shën Vasil. Nga mjeti në vështirësi personat e rrezikuar arritën gjithsesi të japin alarmin, që mobilizoi në Vlorë forcat e Policisë Kufitare si dhe ato të Delta Forcës.
Tre peshkatarët me iniciale SH.M, A.M dhe R.S kanë shpëtuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë që mjeti nuk u shpëtua dot dhe u fundos. (A2 Televizion)