
Gjykata e Apelit Tiranë vendosi të lirojë nga qelia turkun Selami Simsek, i dënuar me 1 vit burg për akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”. Simsek qëndronte në qeli prej korrikut 2019, kur u arrestua në Rinas teksa tentoi të udhëtonte drejt Kanadasë me një vizë të falsifikuar.
Gjykata vlerësoi se dënimi i tij ishte kryer. “Beteja” e radhës për Simsekun është mosdëbimi i tij në Turqi, ku akuzohet si mbështetës i lëvizjes Gylen. Pas lirimit, ai u shoqërua drejt Policisë së Kufirit dhe Emigracionit, ku me herët ka depozituar një kërkesë për azil politik.
Në të njëjtën ditë me Simsekun, në Rinas u prangos edhe mësuesi turk Harun Çelik, i cili u deportua në mënyrë të dyshimtë nga autoritetet shqiptare drejt Turqisë në 2 janar 2020. (A2 Televizion)