Karaxhiç dënohet me burgim të përjetshëm, i refuzohet apeli

Nga A2 CNN
20 Mars 2019, 15:31 | Ballkani
Karaxhiç dënohet me burgim të përjetshëm, i refuzohet

Gjykata e Hagës kundërshtoi apelin e ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç dhe i caktoi atij dënim të përjetshëm.

Në shkallën e parë, ai u dënua me 40 vite burg për gjenocid dhe krime lufte në Bosnje dhe Hercegovinë. Ai u shpall fajtor për masakrën e Srebrenicës në vitin 1995.

Në këtë vend u vranë më shumë se 8mijë burra dhe djem myslimanë nga forcat serbe të Bosnjës. 73-vjeçari Karaxhiç, ish-poet dhe psikiatër, ishte shpallur fajtor më herët edhe për rrethimin e Sarajevës, ku u vranë rreth 10 mijë persona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos