
Vala e protestave trondit Ballkanin. Mediat ndërkombëtarë i kushtojnë vëmendje manifestimeve që pushtuan Shqipërinë, Serbinë dhe Malin e Zi fundjavën që lamë pas. Mijëra vetë shesh për të kërkuar dorëheqjen e liderëve të të tre vendeve që akuzohen për autoritarizëm dhe korrupsion, shkruan e përditëshmja ANSA. Zemërimi e tensioni shpërtheu në Beograd, Tiranë dhe Podgoricë, ku nu kmunguan incidentet e përleshjet me policinë.
“The guardian” shkruan se protestat në të tre vendet synojnë të përmbysin partitë në pushtet, të udhëhequra nga Presidenti Aleksandar Vucic, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Milo Gjukanoviç. Regjimet akuzohen për korrupsion, shtypjen e demokracisë dhe të lirisë së medias, si dhe për krijimin e situatës së pakënaqshme ekonomike”, pohon “The Guardian”. Për protestat e fundjavës në Ballkan shkruan edhe European Western Balkans, sipas së cilës, manifestuesit po ndërmarrin hapa më radikalë. (A2 Televizion)