KAS rrëzon kërkesat e PD dhe Vetëvendosjes për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Tiranë

Nga A2 CNN
27 Maj 2021, 12:05 | Politikë
KAS rrëzon kërkesat e PD dhe Vetëvendosjes për

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike, që kishte kërkuar shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun e Tiranës.

Vendimi u mor me shumicë votash nga anëtarët e KAS, 3 pro dhe 2 kundër, duke lënë në fuqi ndarjen e mandateve në qarkun që dërgon më shumë deputetë në Kuvend.

https://a2news.com/2021/05/25/kas-rrezon-pd-per-shpalljen-e-pavlefshme-te-zgjedhjeve-ne-durres-e-shkoder-pranon-kerkesen-e-lsi-per-rinumerim/

Pavlefshmëri të zgjedhjeve në qarkun e Tiranës kishte kërkuar edhe kandidati i Vetëvendosjes, që garoi si i pavarur, Boiken Abazi. Kërkesa e tij gjithashtu u rrëzua nga anëtarët e KAS.

Komisioni ka nisur ndërkohë shqyrtimin e kërkesës së PD për qarkun e Elbasanit, ndërsa në rendin e ditës janë edhe ankimimet e të njëjtit subjekt për qarqet Fier, Lezhë dhe Korçë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/05/20/bien-pretendimet-per-vloren-kas-rrezon-serish-opoziten-ps-pranon-rinumerimin-e-beratit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos