
Ndërsa Roma siguronte kualifikimin në gjysmëfinalet e Europa League, festa e një prej lojtarëve të saj u shkatërrua, madje mund të kishte përfunduar me pasoja të rënda.
Mbrojtësi Kris Smalling po ndiqte ndeshjen nga shtëpia për shkak të një dëmtimi që e la jashtë sfidës me Ajaks, në momentin që u përball me një grabitje në banesë.
Tre hajdutë, të armatosur, detyruan futbollistin anglez të hapte kasafortën e shtëpisë dhe të dorëzonte sendet më me vlerë.
Smalling dhe bashkëshortja e tij ia hodhën pa pësuar lëndime, por një numër i madh i bizhutërish dhe orësh u vodhën nga keqbërësit, ndërsa prej mbrëmjes së kaluar kanë nisur dhe hetimet nga ana e policisë së kryeqytetit për të bërë të mundur kapjen e autorëve. (A2 Televizion)