Kategoria Superiore ul siparin, nuk ka festë për titullin

Nga A2 CNN
29 Korrik 2020, 08:33 | Futboll
Kategoria Superiore ul siparin, nuk ka festë për titullin

Kategoria Superiore i jep sot fund sezonit 2019-2020 me ndeshjet e fundit të kampionatit. Me verdiktet tashmë të përcaktuara, skuadrat do të luajnë kryesisht për prestigj, siç janë duelet mes Partizanit dhe Skënderbeut dhe Teutës përballë Laçit.

Kukësi udhëton drejt Gjirokastrës me Luftëtarin që luan për herë të fundit në Kategorinë Superiore. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Flamurtarin që ndeshet me Vllazninë në Shkodër.

Tirana pret Bylisin në kryeqytet dhe kërkon suksesin për të festuar në mënyrën e duhur kurorëzimin kampion të 25-tën herë në Shqipëri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos