Një ndeshje keçi, e organizuar në ambientet e një qendre tregtare në Kener të Luizianës, ka lënë pa frymë të pranishmit për shkak të performancës së një prej sportistëve.
Keçisti PJ Hawx u ngjit në katin e dytë të qendrës tregtare dhe prej aty u hodh mbi kundërshtarët e tij në një lëvizjes që tronditi të pranishmit dhe që nuk ishte parë asnjëherë në këtë sport.
Lëvizja ishte aq e papritur sa të pranishmit e shoqëruan me pasthirrma aktin e tij të ngjitjes mbi ballkon dhe hedhjen prej aty. Në fund, PJ Hawx dhe babai i tij që ishte partneri në këtë ndeshje, u shpallën fitues të dyluftimit. (A2 Televizion)