
Belind Këlliçi kërkoi shpjegim në komision nga kryeministri Edi Rama në lidhje me një fotografi të Mirel Mërtirit dhe Arben Ahmetajt, 5 vite më parë në Kumanovë, ku kanë bërë edhe aksident. Në përgjigje të tij, kreu i qeverisë tha se fotot nuk tregojnë asgjë dhe në atë kohë Ahmetaj nuk ka qenë ministër.
Këlliçi: Ju duket etike që në 2017 ministri i Financave në një udhëtim privat me një nga përfituesit e kësaj skeme aksidentohet në Kumanovë? Këto janë foto dhe personi është në konflikt interesi se ka futur gjithë shtetin në angazhim financiar dhe ka dhënë mbështetje buxhetore. Ky është vendimi i gjykatës ku është emri i Mërtiri dhe Ahmetajt a ju duket sjellje etike që një ministër udhëton privatisht me një nga përfituesit kryesorë të inceneratorëve. A është etike dhe që nuk është dhënë kurrë shpjegim?
Ram: Kodin etik e kam kërkuar unë në qeveri dhe është aprovuar që në fillim fare ku është vendosur që ministrat e kryeministri nuk udhëtojnë në biznes klas përveç rasteve të veçanta dhe një rast i veçantë është problemi im shëndetësor kur duhet të udhëtoj në Amerikë për shkak të distancës së ngushët s emë shkakotn pasoja në vertebra.
E dyta km dhe ministrat nuk dalin me pushime jashtë shtetit. Km e ministrat për dhurata kanë një limit dhe sot në këshillin e ministrave ka një muze plus një depozitë me dhurata që kanë të gjitha bashkë një vlerë shumë të madhe që unë i kam regjistruar aty dhe ia kam lënë shtetit shqiptar.
Lidhur me atë që më tregoni në mandatin e tretë janë shtuar edhe elementë të tjerë në kodin etik që kanë të bëjnë me biznesmenët. E para duhet parë në ç’ rrethana, duhet të gjykohet nga struktura, pro para se unë të jap gjykim duhet që personi që ju e kishit këtu duhet ta kishit pyetur. Kjo është një gjë që duhet sqaruar, por unë nuk preferoj të udhëtoj me biznesmenë dhe të bëj asgjë tjetër përveç bisedave që janë të lidhua rem interesin e tyre privat dhe interesin publik që unë përfaqësoj. Duke pasur parasysh rrethanat konkrete duhet parë konkretisht se nuk e mendoj që lidhjet duhen bërë kaq direkte. Se solla shembullin e fotografisë së djalit të ish-kryeministrit që ha e pi me një nga grupet më mafioze të Europës. A është kjo arsyeja që djali i kryeministrit është mafioz dhe këta ndajnë kokainën bashkë. Nuk janë arsye as fotografitë, as me kë ishe ky është vend shumë i vogël. Politika në Shqipëri është autobus unaze, dhe jeta në Shqipëri është autobus unaze njihemi të gjithë e dalim të gjithë kushërinj. Është e rrezikshme të futemi... jo kjo fotografia. Fotografitë nuk tregojnë gjë. Nëse data është e saktë ai s’ka qenë ministër”. (A2 Televizion)