
Kryeministri Edi Rama mohoi njohjen me 3 personat e shpallur në kërkim nga SPAK për inceneratorët, kur u pyet nga deputeti Belind Këlliçi që pse nuk vijnë të dëshmojnë. Ai paralajmëroi se kushdo që lëshon atë dhe punën e tij, nuk ka më asnjë mëshirë ndaj tyre.
“Nuk i njoh këto persona. Vendimmarrjet mia bazohen te kush jam unë. Ti ke mundësi të pyesësh për raportin tim me lekun, po po të them se kur vendos, ka rëndësi vetëm një gjë; emri. Dhe prandaj jam shumë i prerë dhe nuk lëshoj njeri deri kur asnjeri nuk më lëshon mua. Në momentin që më lëshon mua, punën time e skuadrën tim s’kam asnjë mëshirë”.
Kreu i qeverisë ironizoi aritmetikën e Bashës për vlerën 430 milionë eurove dhe tha se Këlliçi nuk ka përqafuar aritmetikën e kandidatëve për karrige dhe nuk mund të jenë bashkë për këtë vlerë.
“Ju keni folur për aferë të shekullit, një aferë duhet minimalisht të kalonte aferën e rrugës së kombit dhe u ngrit një 430 mln euro për t’i dhënë përmasë shekullore aferës. Doli dhe 45 mln dhe shkuam në 475 mln. Ju keni thënë që janë vjedhur 475 mln euro. Sot Tabaku pohoi se nuk qenka tamam kështu. Këlliçi nuk ka përqafuar aritmetikën e kandidatëve për karrige. Ndarja që ishte qartësisht nga dy këndvështrime të aritmetikës një ekstravagant e një normal, nuk mund të jeni të ndarë për aritmetikën e karrigeve dhe bashkë për 430 mln. 430 mln janë para që janë deri në 2047. Është në nderin e foltores që 430 ta heqë. Ajo që është për t’u marrë në konsideratë janë paratë e investuara nga buxheti për dy impiantet në Tiranë de Elbasan me kushtin që për 7vjet. Jemi te 55 mln sipas llogarisë time. Po bëmë këtë që foltorja të tërhiqet nga 430 mln kemi bërë hap të madh në këtë komision. Revolucioni për pastrimin e këtij vendi kanë përcaktuar të gjithë ecurinë. Nga 50% që mbulohej sot jemi afër 90% . Revolucioni është i qeverisë që ju po merrni në pyetje. Për çfarë po kërkohen? Se prokuroria dyshon për një aferë korruptive mes ministrit dhe këtyre që kanë ndarë para. Dhe nuk flitet për 430 milionë po për një shumë që është midis tyre dhe ata janë përgjegjës para ligjit. Për mua ju siguroj ky proces që ndodh sot është historik se nga njëra kemi këto diskutime e ballafaqim dhe nga ana tjetër kemi një drejtësi që ka filluar të bëjë gjëra që nuk imagjinoheshin”.
Për Ramën e gjithë beteja është për plehrat, tymin, helmin apo ajrin e pastër.
“Nuk ka asnjë aferë, ky është një revolucion për të pastruar Shqipërinë nga malet me plehra që trashëguam nga.... s’po e themi. Sot Elbasani, Fieri, Tirana janë duke marrë frymë. Sot Shijaku e Kavaja po marrin frymë, kjo është puna ime dhe ekipit tim, nëse në këtë punë ministri i mjedisit akuzohet për diçka që nuk është pjesë e punës së bashku dhe ka shfrytëzuar postin”. (A2 Televizion)