Këlliçi i kujton vdekjen e Ardit Gjoklajt, Rama: Mos bëj politikë me foto, do të kisha dashur shumë ta komentoja vendimin e Kushtetueses

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2022, 18:50 | Politikë
Këlliçi i kujton vdekjen e Ardit Gjoklajt, Rama: Mos bëj

Belind Këlliçi i kërkoi një koment kryeministrit Edi Rama edhe për vdekjen tragjike të të miturit, Ardit Gjoklaj, në landifillin e Sharrës. “Pak ditë pasi kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, u fotografua me prokurorin e çështjes, ajo u mbyll në Gjykatë”, tha Këlliçi.

“Nuk e përqafoj dot këtë teknologji qasjes së sforcuar, duke bërë politikë duke akuzuar për vrasje një kundërshtar. Unë nuk jam i kësaj shkolle. Dhe është shkollë shumë e vjetër kjo. Do të kisha dashur shumë dëshirë të komentoja vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, por nuk e bëra. E kam bërë këtë zgjedhe, duke marrë përsipër kostot. Për çështjen që më prezantove, ka vendim gjykate. Pse duhet të besoj gjithë këtë film, se nxjerr një foto me prokurorin? Kjo politika me foto nuk të çon gjëkundi. Nesër mund të ndodhesh ti me një foto, se politika ku nuk të çon...”, u përgjigj Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos