“Kemi shtuar kapacitetet ushtarake”, ministri i Mbrojtjes i Kosovës: FSK me standarde të NATO-s

Nga A2 CNN
25 Gusht 2023, 15:00 | Kosova
“Kemi shtuar kapacitetet ushtarake”, ministri i Mbrojtjes i

Ushtria e Kosovës ka plotësuar dhe do të vazhdojë të përmbushë të gjitha standardet e një vendi të NATO-s. Kështu pohoi ministri i mbrojtjes, Ejup Maqedonci, duke shtuar se synimi kryesor është anëtarësimi në aleancën e fuqishme perëndimore.

“Fokus i yni, qëllimi i ynë është integrimi në NATO. Kjo do të jetë rrugë që jo gjithmonë do të jetë rrugë që jo gjithmonë varet prej kapaciteteve dhe përgatitjeve tona, anëtarësimi në NATO varet edhe prej shumë faktorëve të tjerë, ndër të tjera është edhe faktori i njohjes, pra kemi ende vende që janë mos njohëse që janë brenda NATO-së dhe të cilat vazhdojnë të hezitojnë për të mbështetur anëtarësimin e Kosovës në këtë organizëm. Duhet të kemi parasysh që NATO është pikë së pari aleancë politike”, tha Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes i Kosovës.

Një tjetër objektiv është shtimi i kapaciteteve të ushtrisë, me blerjen e armatimeve nga vendet anëtare të NATO-s.

“Blerjet ushtarake që i kemi realizuar në mënyrë shumë të intensifikuar këto dy vitet e fundit, e kemi trajnimin e personelit dhe gjithashtu doktrina. Të tri këto komponentë janë duke u realizuar në përputhje me standardet e NATO-s. Pra blerjet ushtarake, ne blejmë nga vendet e NATO-s. Blejmë kur është në pyetje çështja e armatimit dhe sistemit të armatimit shtet me shtet, gjithmonë duke respektuar aspektin e konfidencialitetit në raport me vendet të cilat bëjmë blerje, trajnojmë dhe edukojmë stafin tonë në përputhje me standardet e NATO-s.”

Ai është pyetur edhe për marrëveshjen e nënshkruar mes Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për marrëveshjen e informacionit të klasifikuar.

“Do të hap shumë rrugë, pikë së pari do të kemi shkëmbim të informacionit që është i rëndësishëm kur kemi të bëjmë me rreziqet hibride, sulmeve kibernetike dhe rreziqeve tjera.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos