
Pavarësisht paralajmërimeve për sanksione, Turqia duket e vendosur të mos heqë dorë nga kërkimet për gaz natyror pranë Qipros. Ministri i energjisë Fatif Donmez tha të martën se do të dërgonin një anije të dytë hulumtuese që do të nisë punën në fillim të muajit korrik.
Zona e pasur me gaz natyror në lindje të Mesdheut, ka përplasur Turqinë dhe Qipron. Nikosia e konsideron atë si zonë ekskluzive ekonomike, por Ankaraja nuk është dakord. Greqia dhe Qipro thanë të hënën se do të shtyjnë partnerët europianë të marrin masa kundër Turqisë, e cila ka edhe një anije tjetër në rajon. Sipas Ministrit të Energjisë të cituar nga agjencia e lajmeve Anadolou, mjeti po vazhdon kërkimet në një zonë në perëndim të Qipros. (A2 Televizion)