Këshilli i BE-së dritë jeshile për vizat e Kosovës, Xhaçka: Më në fund, pas një vonese të pajustifikuar

Nga A2 CNN
9 Mars 2023, 17:02 | Kosova
Këshilli i BE-së dritë jeshile për vizat e Kosovës,

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas vendimit të marrë nga Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave të Kosovës.

Në një postim në Twitter, Olta Xhaçka ndërsa kujton se procesi është vonuar në mënyrë të pajustifikuar, shprehet se tashmë mund të shpresojmë që qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin të lirë në Schengen, sa më shpejt të jetë e mundur.

E mirëpres vendimin e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian që i hap rrugën liberalizimit të vizave për Kosovën. Le të shpresojmë që pas një vonese kaq të gjatë dhe të pajustifikuar, procesi do të konkludojë sa më shpejtë të jetë e mundur dhe qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi që të lëvizin të lirë në zonën Schengen.

Olta Xhaçka, Twitter

Kujtojmë se Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian sot miratoi në lexim të parë liberalizimin e vizave për Kosovën.

Rregullat e reja do t’i lejojnë poseduesit e pasaportave të Kosovës të udhëtojnë në BE pa vizë për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh, në çdo periudhë 18- ditore.

Ky përjashtim nga kërkesa për vizë do të zbatohet që nga data kur Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) hyn në fuqi ose nga 1 janari 2024, ose cilado datë më përpara.

Rregullat e reja tani duhet të miratohen nga Parlamenti Evropian përpara se të nënshkruhen dhe publikohen në gazetën zyrtare të BE-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos