Kievi: Masakra në Bucha është gjenocid i qëllimshëm, nevojiten më shumë sanksione

Nga A2 CNN
3 Prill 2022, 13:06 | Bota
Kievi: Masakra në Bucha është gjenocid i qëllimshëm,

Masakra në Bucha është një gjenocid i qëllimshëm. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, duke nënvizuar se rusët synojnë të eliminojnë sa më shumë ukrainas.

“Ne duhet t'i ndalojmë dhe t'i dëbojmë”, tha ai.

Ukraina bën thirrje për sanksione të reja shkatërruese nga G7 tani. Embargo ndaj naftës, gazit dhe qymyrit, mbyllja e të gjitha porteve për anijet dhe mallrat ruse dhe shkëputja e të gjitha bankave ruse nga Sëift.

Sanksionet e reja kundër Rusisë janë bërë të ditura edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili tha se ishte “i tronditur nga imazhet e mizorive të kryera nga ushtria ruse në rajonin Kievit. BE-ja "po ndihmon ukrainasit dhe OJQ-të në mbledhjen e provave për t'i sjellë në gjykatat ndërkombëtare", tha Michel.

Ndërkohë ministri Kuleba ka deklaruar se në Donbas dhe në jug lufta do të jetë e tmerrshme.

"Ne jemi në mes të luftës. Më e keqja nuk ka ardhur ende. Ukraina e fitoi betejën për Kievin, por beteja për Donbass dhe në jug është gati të fillojë dhe do të jetë e tmerrshme, shkatërruese. Ne jemi gati. Ne nuk do të tërhiqemi dhe shpresojmë në mbështetje”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos