Kili është goditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 rihter.
Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane Mesdhetare, epiqendra e tërmetit ka qenë 51 kilometra nga San Pedro de Atacama dhe ka pasur një thellësi prej 80 kilometrash.
Zona në të cilën ishte epiqendra e tërmetit ka një dendësi të ulët të popullsisë, ndërsa nuk ka pasur raportim për dëme apo persona të lënduar. (A2 Televizion)
