
Kim Jong Un u ka bërë thirrje ushtarëve të tij që të jenë gjithmonë gati për luftë ndaj kundërshtarëve që duan të pushtojnë Korenë e Veriut.
Deklarata e udhëheqësit koreano-verior erdhi pasi Amerika, Koreja e Jugut dhe Japonia zhvilluan një stërvitje tripalëshe për t’u përballur me kërcënimin bërthamor të Koresë së Veriut. Ndërkohë, ushtria e SHBA-së dhe ajo koreano-jugore kanë zhvilluar stërvitje të tjera të përbashkëta që nga java e kaluar.
Koreja e Veriut nuk i ka parë me sy të mirë të tilla stërvitje, edhe pse Uashingtoni dhe partnerët e tij kanë thënë se këto stërvitje kanë qëllime mbrojtëse. (A2 Televizion)