All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Pink shokohet live, fansja i hedh në skenë hirin e nënës së vdekur

Nga A2 CNN
28 Qershor 2023, 11:57 | Showbiz
All - Paragraf - 1

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Pink, është përballur me një situatë aspak të këndshme, teksa ishte duke kënduar në një koncert në kryeqytetin e Anglisë, Londër.

Situata e sikletshme ndodhi kur, teksa Pink po performonte, një fanse i ka hedhur në skenë një qese me hirin e nënës së saj të vdekur, veprim ky që tronditi jo pak këngëtaren.

All - Paragraf - 3

Në këtë moment, Pink ndaloi së kënduari, mori qesen dhe e mbajti përpara turmës, duke iu drejtuar fanses që bëri veprimin:

“A është kjo nëna jote? Nuk e di se si ndihem për këtë".

Pas kësaj, këngëtarja e vendosi hirin e supozuar në skenë dhe nisi të këndonte sikur të mos kishte ndodhur asgjë njërën prej këngëve të saj më të njohura "Just Like a Pill".

All - Paragraf - 6

Sipas mediave amerikane, 43-vjeçarja po vijon turneun e saj nëpër botë, duke përfshirë shumë ndalesa në SHBA, përpara se ta mbyllë atë në muajin mars të 2024 në Australi. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos